
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar dhe përfundimin e punimeve dhe për një tjetër rrugë në vendin tonë.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video, krahas së cilës shkuan se tashmë është përfunduar rruga që lidh dy qytete të mëdha në jug, Beratin me Fierin. Më tej, Rama njofton se ky aks rajonal lehtëson qarkullimin për banorët dhe fermerët e Beratit, Urës Vajgurore, Roskovecit dhe Fierit.
“Përfundon edhe rruga tjetër që lidh Beratin me Fierin. Aksi rajonal që lehtëson qarkullimin për banorët dhe fermerët e Beratit, Urës Vajgurore, Roskovecit dhe Fierit”, shkruan Rama.