
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar protestën e Sali Berishës e cila u mbajt 2 ditë më parë në Tiranë.
Nga Fieri, deputeti e cilësoi si qesharake tubimin e opozitës dhe se në ndjen keqardhje që në krye të Partisë Demokratike është një person i shpallur non-grata, si Sali Berisha.
“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ndryshimi i kursit të kujt? të tyre?, është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA, në vendin më pro amerikan, siç eshte Shqipëria. Në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë”, u shpreh Balla.