Shqipëria Në Krizë Për Punëtorë/ Mos Ikni Në Gjermani, Tani S’ka Rëndësi Nëse Ke…

Shqipëria është vendi i çudirave pasi njerëzit ankohen se nuk ka punë kurse në krahun tjetër bizneset nuk gjejnë dot punëtorë.
Në një vëzhgim të bërë në dyqane të ndryshme në Tiranë, në xhamat e tyre shihen njoftime ku kërkojnë punëtorë, kurse shumë të rinj zgjedhin të qëndrojnë në kafe ose të largohen jashtë Shqipërisë duke ëndërruar se në Gjermani është “fushë me lule”. Kriza vihet re në biznese të ndryshme shërbimesh si të shitjes së luleve, fast-food, optika, restorante, lokale dhe butik.
Mungesa e punëtorëve akoma edhe më e madhe është në zonat bregdetare, ndërsa shpesh herë Qeveria Shqiptare dhe kryeministri Edi Rama i kanë bërë thirrje të rinjve mos largohen për në Gjermani. Nëse më parë bizneset kërkonin punëtorë të kualifikuar dhe me eksperiencë, në ditët e sotme shumë prej tyre janë të lumtur nëse gjejnë punëtorë, s’ka rëndësi ka apo jo eksperience.