
Mbrëmjen e sotme Sali Berisha zhvilloi për dy orë një tubim përpara Kryeministrisë. Protesta duket se ka shtangur edhe shumicën. Deri tani asnjë reagim nga Partia Socialiste.
Sali Berisha e shpalli armik Edi Ramën, por nuk guxoi që të përmendte dy emra, të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Thuajse në cdo fjalim më parë i ka sulmuar hapur dhe foet, por sonte nuk e bëri. Duke lënë në “harresë” SHBA-në, i bëri thirrje BE-së që të hapë negociatat.