
Gazetari Elton Qyno bën të ditur se sulmi me armë mesditën e së dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ka pasur si synim vrasjen jo vetëm të Briland Martinajt, por edhe djalit të xhaxhait të tij, Ervis Martinaj.
“Objektivi i atentatit të se dielës që shkaktoi tri viktima në Fushë Krujë dyshohet se ka qenë personi në kërkim Ervis Martinaj.
Grupi i autorëve, që besohet se kanë qenë të paktën 4 persona kanë dalë në rrugën që lidh Rinasin me Fushë-Krujën, për të goditur automjetin ku ndodhej Briland Martinaj, duke menduar se aty ndodhej edhe Ervis Martinaj.
Hetuesit e kanë ngritur këtë dyshim duke u nisur nga numri i personave të angazhuar në atentat dhe mënyra e sofistikuar e organizimit të ngjarjes.
Ervis Martinaj prej 18 Majit 2022 qëndron i fshehur, për shkak të një mase “arrest në burg” të vendosur nga SPAK, për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen” e Endrit Dokles kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Briland Martinaj, ishte njeriu më i besuar i tij, që shpesh kryente transportimin e biznesmenit të shpallur në kërkim gjatë lëvizjeve të tij.
Mbikalimi i Fushë-Krujës, nuk mbulohet me kamera sigurie, të asnjë prej bizneseve dhe aq më tepër, nuk ka fushë-pamje nga dy anët e tij, (Lindje-Perëndim), për shkak të vendosjes së hekurave të lartë, që shërbejnë për mbajtjen e makinave në raste aksidenti.
Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!
Ekzekutorët kanë zgjedhur këtë vend të hapnin zjarr, mbi dy kushërinjtë Martinaj, por që plani i tyre mesditë