Sot nuk blemë dot sasinë e energjisë që na duhej”, Rama: Tregu po fillon të lëngojë nga mungesa

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur gjatë një takimi me kryebashkiakët se sot nuk ka qenë e mundur që të blihej sasia e nevojshme e energjisë. Ai u shpreh se tregu po fillon të lëngojë nga mungesa. Megjithatë theksoi se ministria përkatëse ka përgatitur hapin e radhës për fashën më të lartë, një lëvizje që u shpreh se do të bëhet me shumë kujdes. I përgatitur, Rama theksoi se është edhe plani i shkurtimeve, por ky plan është emergjent dhe nuk është për sot.

“Ajo që është më e keqja se kaq është që të shkojë çmimi edhe më shumë dhe mos të ketë. Sot nuk patëm mundësinë të blejmë aq sa na duhej sot energji. Qielli është xixë, shi nuk duket në horizont, viti i katërt me thatësirë ekstreme. Ka përfunduar edhe Holanda edhe Danimarka me temperaturat e Mesdheut. Edhe në Britaninë e Madhe po provojnë temperatura që nuk i kishin parë ndonjëherë… Kjo do thotë që për ne që jemi 100% të varur nga hidro duhet të dalim në treg. Tregu po fillon të lëngojë nga mungesa. Ministria bashkë me aktorët e tjerë e ka përgatitur hapin tjetër për fashën më të lartë, por përsëri, edhe kjo është diçka që po e bëjmë me shumë kujdes se bëhet fjalë për goditje. Ndërkohë është përgatitur edhe plani i shkurtimeve”, tha Rama.