Vendi Do Bëhet Për Inat Të Atyre”, Spiropali Flet Për Negociatat ‘Shqipëri-BE’: Nisim

Ministrja Elisa Spiropali ka përshëndetur Maqedoninë për miratimin në Kuvend të propozimit francez që i hap rrugën anëtarësimit në BE. Spiropali shkruan se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Europian.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian. Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë. Shqipëria po bëhet. Edhe për inat të tyre. Forca Shqipëri, me Ty gjithmonë!”, shkruan Spiropali.