
Pra indirekt, ambasadorja Kim kërkoi nga drejtësia të vërë para përgjegjësisë penale kreun e “Foltores”, për shkak se akuzohet nga SHBA, për minim të demokracisë dhe korrupsion. “Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion dhe kanë minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë.
Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Tëitter. Pra përmes këtij vendimi, Britania e Madhe i bashkohet kështu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm “non grata” përfshi edhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.