
Vetëm 30 minuta përpara nisjes së protestës së Sali Berishës, ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka çuar një mesazh të fortë duke e paralajmëruar që të shmanget dhuna.
Diplomatja tha se protesta është e drejtë qytetare, por duhet të zbatohet ligji dhe jo të jetë e dhunshme.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore” tha Yuri Kim.
Nën noton “Shqipëria në rrezik”, Sali Berisha në orën 19:00 nis protestën përpara Kryeministrisë