A Trembet Yuri Kim Nga “Peshqit” E Monikës?!

Monika i ngjan Ramës, Rama Bashës, Basha Berishës, Berisha Dreqit të mallkuar. Si Djaj kanë të njëjtin ves, vjedhjen dhe mashtrimin,

si objekt, të njëjtin, sulmojnë më të dobëtit, si kanceri…

Monika del për “Peshk”. Nuk është më as zonjë e “Shtëpisë së Lirisë”, se ja la Saliut; as shefe e LSI-së, se u bë Parti Lirie,

sapo erdhi Iliri; as ajo vogëlushja “bamirëse” që kundërmonte parfum pasarelash, por është bërë një “shtrigë” gjigande që kundërmon era “Peshk”.

Në çdo dalje publike, disa “Peshq”, si Edi Rama, Fatos Nano, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, struken si pulat kur kalon huti aty afër e nuk marrin as frymë dhe për çudi, “tifozët” e “Peshkut” janë me të:

“Mona jepi, nxirr nga rrjeta, të tjerë Lefterë e Alqi Bllako, se ke plot peshq aty”.

Po edhe Monika nuk është mirë. E ka të vështirë të seleksionojë “Peshkun” për tregun mediatik nga ai që duhet të notojë nëpër “rezervatin” e Klanit Mafioz Nr2.

Ka shkuar puna keq, deri tek bindja e turmave, se misteret e mafies në mbretërinë e hajdutëve, në 32 vjet, nuk e kanë njohur ligjin ndëshkues.

Janë zënë si maçokët në peshk, ose kanë kullufitur si majmunët në banane me kërcimin ‘kap ç’të kapësh’ andej e këtej “gardhit” të partisë dhe klanit.

Pra, kërce nëpër Bana- King e kap drogë, luaje belin nga Edi Rama, e shkeli syrin Ilir Metës e Sali Berishës, se ja, këtej punohet e vidhet, andej mbahet gjallë dinamika antiamerikane e rrugës.

Është kohë e çmendur!

Monika sillet si sëmundje e dobishme. Se ju nuk e kaloni kohën kot. Atë kohë që Monika dhe 4 Klanet Mafioze ua kursejnë, se ju kanë vjedhur edhe bukën në sofër, ju njëkohësisht bëni dy punë, vëmendjen andej dhe na lexoni edhe ne, apo jo?

Monika i ngjan Ramës, Rama Bashës, Basha Berishës, Berisha Dreqit të mallkuar. Si Djaj kanë të njëjtin ves, vjedhjen dhe mashtrimin, si objekt, të njëjtin, sulmojnë më të dobëtit, si kanceri…

Edhe Mona këtë punë bën, kopjon Saliun.

Mona pra, vërtet ka kapur “kallamin” e sa herë e fut apo e nxjerr nga “uji”, i rrinë gati mediat, por puna primare e saj është të frymëzojë turmat, të vetat e të Erdoganit, të Ramës e të Vuçiçit, se komunitete e partiçka kemi me shumicë, apo jo? Edhe lekë krimi e droge, se Shqipëria është plot. Edhe vilat në Gji të Lalzit e Kodrën e Diellit, shtëpi bari janë e askush nuk thotë të kundërtën?

Por problemi nuk është lokal, se këtej të gjithë janë bashkë, me Sali, Ilir, Edi, Monikë, Bashë, Fatmir Medi e Enkelejd Alibej.

Asgjë nuk është e pa studiuar, asgjë emocionale me këta mostrat e krimit.

E keni vërejtur sesi Monika herë shfryhet e herë zgjerohet në “dhomën” e seleksionimit të “Peshkut”?

Peshqit e Mëdhenj i ruan, i fsheh, i ushqen, me ata ngorllalaqët i bën presion drejtësisë, më qartë perëndimit, se për këta SPAKASIT nuk e ka fare problem.

Pra, shqip e për shqiptarët, esenca e temës sot është; A trembet Yuri Kim nga “Peshqit” e Monikës?!