Aksident në Vlorë, makina përplas 55-vjeçarin, policia jep detajet 

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Mësohet se 26-vjeçarja, S.B., duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka aksidentuar shtetasin R. D., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00, në lagjen “24 Maji”, shtetasja S. B., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka aksidentuar shtetasin R. D., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.