Alfred Moisiu Ofendon Rëndë Demokratët: Sali Berishën E Ndjekin Të Pakulturuarit Dhe Të Korr..Uptuarit…

Ylli Rakipi: Njerëzit e ndjekin Sali Berishën, i venë pas.

Alfred Moisiu: Puna është kush e ndjek tani. Ne i njohim njerëzit.

Janë pjesa më e pakulturuar. Janë ish doganierë, ish tatimorë, ish policë, isha që pa mund, pa djersë kanë arritur të marrin disa vende dominuese.

Unë zakonisht nuk flas për ishët. Por, ka ardhur një moment që duhet thënë gjerat siç janë, të paktën ne që i njohim gjërat nga afër. Po kthehen gjërat mbrapsht. Nuk është çështja te individi, por te fatit i këtij vendi.

Interesat e këtij populli dhe këtij vendi. Çdo gjë ka kohën e vet. Çdo gjë duhet vlerësuar drejt. Gabime dhe bëhen. Vetëm ai që nuk punon, nuk gabon. Por është tjetër të gabosh, tjetër të kërkosh me ngulm të arrish atë që është e gabuar.

Ylli Rakipi: Pra doktori është gabim në këtë histori?

Alfred Moisiu: Për mua po. Unë kam patur respekt për të. Kam dashur demokracinë dhe e dua demokracinë, dua të mirën e këtij vendi. Por etja e madhe për pushtet të qorollis.

Fillimi edhe në atë kohë dukej i mbarë, edhe pse gjërat morën kështu. Dy gjëra janë shumë të rëndësishme për të qëndruar shteti demokratik, zgjedhjet dhe drejtësia.

Ylli Rakipi: Po u bënë zgjedhjet dhe ai e flaku Lul Bashën dhe fitoi…

Alfred Moisiu: Nuk është as gjë e re dhe e papritur. Unë kam respekt për Bashën, por ai bëri gabimet e tij. Kur filloi Foltorja, duhet të dilte edhe ai.

Ylli Rakipi: Mendoni se Sali Berisha mund ta drejtojë Shqipërinë në vitin 2025?

Alfred Moisiu: Për mua kjo është e pamundur të arrihet. Për vetë faktin që sido të jetë, njerëzit, flasim për pjesën tjetër të popullit shqiptar.

Edhe në PD nuk janë të gjithë njëlloj. Është elektorati gri që po zmadhohet nga zgjedhjet në zgjedhje. Nuk besoj… Nëse vjen Berisha do të ishte fundi i dynjasë..