Atentati Me Dy Viktima Në Panaja, Gledis Nano Mbledh Strukturat Në Vlorë, Ja Porosia Që U La Efektivëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka zhvilluar një takim të premten me strukturat në Vlorë.

Nano ka zhvilluar një mbledhje pas atentatit të 18 gushtit në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Gjithashtu mësohet se ai u ka kërkuar efektivëve mbledhjen e çdo prove dhe informacioni të mundshëm lidhur me këtë atentat.

Kujtojmë se në këtë atentat u ekzekutuan 34-vjeçari Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena.