Bamir Topi Bën Paralajmërimin E Fortë: PD Me Berishën Kryetar Në Shtator Shpallet Organizatë…

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e Raportuesit të CDU për Shqipërinë Peter Beyer, lidhur me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Topi tha se ky është një lajm që dëmton Partinë Demokratike, më kryesisht grupimin e Berishës.
“Nuk është lajm i mirë për Partinë Demokratike që lidhet me foltoren, sepse partia demokratike zyrtare eshte ajo e alibeajt kryetar dhe jo e berishes kryetar dhe grupit te tij ne minorance.
Këtu gjithmonë është menduar se zëri i SHBA mbetet ekskluziv, por jo netëork-u ndërkombëtar tregon se nuk jemi të parëndësishëm. Funksioni gjeopolitik i këtij vendi është i një cilësie të veçantë se jemi vend i NATO-s.
Shqipëri ka pozicion si në atë zonën tampon. Se kujtoj largimin e rusëve nga baza e Vlorës në vitin 1961, që u duk sikur i larguam ne.
Kur ishim të vegjël e besuam këtë fabul, por baza e Vlorës ishte 60 km larg bazës së NATO-s në Otranto dhe këto i vendos politika botërore. Këta kanë iluzionin se mund të vazhdojnë.
Mirazhi në politikën shqiptare funksionoka mirë në të gjitha gradat”, u shpreh ai. Topi tha me tej se sipas disa burimeve konfidenciale me qofte se deri ne shtator ne politiken shqiptare nuk ka ndryshime dhe Berisha do qendroje kryetar dhe antar i parlamentit ateher amerika dhe anglia priten ta shpallin pd e drejtuar nga Berisha si organizate dhe jo ta njohin si force politike. Ky lajm nuk eshte i komfirmuar zyrtarisht.