Bardhi I Tregon Forcën Metës: Ja Si E Njoh Unë Ilirin, Maksimumi Që Mund Të Bëjë Ësht Marrëveshje Me PS…

Asnje surprize! Nuk shikoj se do te beje ndryshim thelbesor ne aksionin opozitar.” Keshtu e komentoi Gazment Bardhi rikthimin e Ilir Metes ne politiken aktive me “Partine e Lirise”.

Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI ne Partia e Lirise nuk do te kete ndikim ne frymen opozitare qe supozon Meta te sjelle pasi mungon ne vend.

“Nuk ka asnje surprize ne rikthimin ne politiken aktive te Metes. Vete e kishte njoftuar se pas perfundimit te mandatit si President do ti kthehej jetes aktive politike.

Nuk shikoj qe te pakten s ai perket aksionit opozitar, te kete ndonje ndryshim thelbesor nga ndryshimi i emrit nga LSI ne ‘Partia e Lirise’”, tha Bardhi.

Ne intevisten ne Report Tv ne emisionin “Studio Live” nga Arber Hitaj, Bardhi tha se LSI nuk ka qene asnjehere parti e theksuar majtas dhe kjo sipas tij u vertetua ne zgjedhjet e 25 prillit kur nuk pranoi koalicionin me PD, por beri te kunderten e asaj qe thoshte.

Ne vend qe te trokiste ne dyert e te zhgenjyerve nga PS, shkoi tek ata te PD, pretendon Bardhi.

“Nuk ka qene ndonjehere e theksuar majtas LSI. eshte krijuar ne 2004 si dege e PS, por pas 2009 kur ishte ne koalicion me PD, gjthmone target i saj nuk ka qene dobesimi i Rames por i PD dhe gjithmone ka synuar elektorat te PD.

Kjo eshte verejtur edhe ne zgjedhjet  efundit, dhe pse kishte tendence per te dale me dy lista te vecanta me arsyetimin politik se do te merrnin vota te socialisteve te zhgenjyer.

Ajo qe u pa ne terren ishte se trokiste per te marre voten tek demokratet”, tha Bardhi.