
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ish-kreu i PD, Lulzim Basha, po tenton të krijojë parti të re.
“6 Marsi tregoi se janë dy; një grup me 31% të votave dhe një me 11% të votave. Pakica në një parti është e përjetshme, sepse ke njerëz që mendojnë ndryshe, por ata janë të kënaqur dhe nuk largohen. Përpjekja për të kapitalizuar atë çarje është përpjekje për të krijuar një parti të re.
Basha kalon nga qyteti në qytet, duke thënë se do krijojë parti. Nuk them se nuk e bën dot, por ka një gjë. Ekziston një grup që përpiqet të krijojë një parti.
Uroj të ndryshojnë mendje e të kthehen në parti. Basha aktualisht është anëtar i Këshillit Kombëtar dhe deputet. Ç’rrugë do ndjekë ai, nuk e di. Eshtë punë e tij”, tha Berisha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Berisha foli edhe për rikthimin në selinë blu.
“Së pari, cili ishte qëndrimi im? Njeriu i parë që takova në seli ishte Alibeaj dhe Bardhi, njerëzit e parë që u ula aty dhe në prani të mediave. Nuk takova asnjë tjetër para tyre.
U them: Basha mori përgjegjësitë për zhvillimet e pas 9 shtatorit. Mendoj se kjo hap rrugën për një bashkim tonin dhe për ta arkivuar këtë ndarje. Përgjigjja e tyre ishte kjo: Ai dha dorëheqjen dhe ti duhet të japësh dorëheqjen.
Mirëpo këtë skemë ma ishin thënë më parë. Në anglisht ma thanë skemën. Nuk ka rëndësi, por skema erdhi, kur më është kërkuar t’i marr PD Bashës. E kam refuzuar, para 3-4 vitesh… Direkt Donald Lu më ka dërguar person në zyrë, se po më bëni ta them, biseda me të qe shumë miqësore.
I erdhi rrotull, por direkt personi më ka ardhur nga Donald Lu, por nuk më ka shkuar mendja që ta dëgjoj atë këshillë. Nuk jam njeri që lëviz në atë mënyrë…
Këto që thoshte Alibeaj që duhet të japësh dorëheqjen e kisha refuzuar dhe s’kishte si të më thoshte, se unë nuk isha shkaku.
Nëse këta insistonin në teza që i shpalli në momentin e dorëheqjes, unë nuk mund të pranoja gjëra të tilla. Kisha filluar një proces nga baza, kisha ardhur deri këtu, me bindjen se Shqipërisë i duhet një opozitë e vërtetë”, theksoi Berisha.