Baton Haxhiu: Martinajn e kanë coptuar. Flet “njeriu” i Berishës: Nuk e gjen gjë Visin, kundërshtarët ai i ka lepuj

Ditën e djeshme, Baton Haxhiu, përmes një portali të tij, raportoi Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe se trupi i tij është parë i ndarë në 6 pjesë, së bashku me mikun e tij.

Sipas mediave, të shumëkërkuarin e drejtësisë e kishte tradhtuar një afërt i tij, duke e nxjerrë nga fortesa ku qendronte në Fushë Kuqe dhe e kishte çuar tek rivalët.

Lajmi ka shkaktuar shumë reagime në rrjet.

Njëri prej tyre është edhe taksisti Uljan Kolgjegja i cili shprehet se Vis Martinaj është mbret dhe mbret do ngelet, pasi nuk e gjen gjë mbretin.

Sipas tij, Ervis Martinaj nuk kapet as për një milion vjet.

Kolgjegja nëse e mbani mend, ka bërë pak kohë më parë edhe një tatuazh me emrin dhe inicialet e Martinaj.

Madje ai ka dalë edhe në një foto me të.

Nuk Kan shance me kap Visin ai esht mbret kurse per kundershtaret ai i ka lepuj. Keto frikacakt qe jan kundershtaret te futen bunker se nuk keni shance per visin, as sot as nje milion vjet nuk kapet. Keto Visi i ka milingona, nuk i llogarit fare kundershtaret. Zoti e bekofte Ervis Martinajn, Uljan Kolgjegja jam. Dhe mos u gezoni ju qe e keni inat nuk e gjen gje mbretin, ai eshte mbret dhe mbret do ngelet“, ka thënë Kolgjegja.

Ky i fundit, kush e mban mend, është një fans i flaktë i Berishës.

Ai madje bëri edhe foton e Berishës tatuazh në gjoks.

Për ata që nuk e dinë ndërkohë, Martinaj ka lidhje familjare me familjen Berisha, nga ana e Lirisë.