Bordi Ul Çmimin E Naftës Me 1 Lek, Vasili: Qeveri Hajdute. SPAK Hetoni, Shqipëria Po Ulërin!

Edhe pse karburantet në bursë po kuotohen në nivelet e para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës ka vendosur që ta mbajë mbi 200 lekë/ litrin e naftës.
Ky Bord u mblodh sot dhe vendosi të ul çmimin e naftës me vetëm 1 lek.Nga 221 lekë/ litri që shitej deri më tani, nga pasditja e sotme do të shitet me 220 lekë/ litri.
Nisur nga kjo deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një status në llogari e tij në Facebook është shprehur se kjo është një vjedhje e hapur.
Sipas Vasilit edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Joe Biden deklaroi botërisht se çmimi i naftës është në rënie rekord, hajdutët e qeverisë vazhdojnë të vjedhin dhe vetëm të vjedhin.
Sipas tij ka vetëm dy zgjidhje të qarta dhe të thjeshta:
1. Shkrirja urgjente e Bordit të hajdutëve (siç e quan ai Bordin e Transparencës
2. Uljen e taksave mbi karburantë
Në fund të postimit Vasili i bën thirrje SPAK që të hetojë pasi dhe ata vetë po vidhen.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Çfarë vjedhje e hapur, Bordi i Hajduteve ul vetëm 1 lek naftën!
Sot Bordi i Hajduteve uli çmimin e naftës me 1 lek.
Po po e lexuat mirë vetëm e vetëm 1 lek.
Po vjedhje kaq e hapur, kaq e paturp dhe kaq flagrante nuk është parë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Biden deklaron botërisht se:
“Çmimi i Naftes është në rënie rekord”, deklaroi Biden.
Po hajdutët e qeverisë vazhdojnë të vjedhin dhe vetëm të vjedhin.
Pasqyra tronditëse e vjedhjes janë çmimet e naftës në Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë.
Ka vetëm dy zgjidhje shumë të qarta dhe të thjeshta:
1.Shkrirja urgjente e Bordit të Hajdutëve, që vendos çmimin e naftës.
2.Ulje e taksave mbi karburantet.
(Projektligji i propozuar nga unë në Parlament për heqjen e Taksës së Qarkullimit dhe të Karbonit është që në mars i bllokuar nga hajdutët e rilindjes).
Kjo vjedhje po ju bëhet shqiptarëve ditën për diell kërkon hetim dhe ndëshkim të rreptë.
SPAK po ulërin gjithë Shqipëria, bëni detyrën!
SPAK po ju vjedhin edhe juve kur furnizoni makinat me naftë, qofshi ju që jeni që hani turpin me bukë!