
Një pjesë e territorit të Shqipërisë është “pushtuar” nga moti i keq me reshje shiu. Në Lezhë moti i keq me reshje ka larguar pushuesit nga bregu i detit.
Çadrat paraditen e sotme kanë qenë bosh. Por pjesa qendrore dhe jugu po përjetojnë një tjetër situatë, ku temperaturat janë të larta.
Nesër moti do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin përgjithësisht mot të kthjellët. Në relievet malore parashikohen vranësira të pakta e mesatare në mesditë e më tej mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare e përkohësisht në orët e mesditës përgjatë brigjeve të Jonit e vrullshme. Valëzimi në dete të forcës 3 ballë.