Një sezon veror ku policia kufitare ka mbledhur tri viktima, një sezon veror kur automatiku dhe vrasjet nuk janë ndalur ditë pas dite nëpër ura, atentate mafioze, vrasje, krime.
Siguria e vendit lë jo vetëm për të dëshiruar, por tregon se është totalisht jashtë kontrollit.
Me Ministër të Brendshëm, burrin e dytë të gruas së tretë të Edi Ramës, Bledi Çuçin, njeriun që qartazi i ka bërë çiçin sigurisë.
Po është fakt, Çuçi i ka bërë çiçin sigurisë!
Polici i djeshëm i ngjarjes makabre në Himarë ishte një punonjës policie i akuzuar për drogë dhe i rikthyer në detyrë e tani merr skafin e vret një fëmijë, e për më tepër shkon të grushtohet me babain e viktimës.
Ai është fytyra e Bledi Çuçit, ai është siguria e Bledi Çuçit.
Siç janë 90 plumbat e derdhur në një ngjarje kriminale disa ditë më parë, ku atentatorët u kujdesën pas breshërive të djegin dhe mjetet dhe nuk është rasti i parë.
Ka shumë ngjarje të tjera siç është dështimi i arrestimit të kapobandave shqiptare në momentin kur një kriminel u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Janë me dhjetëra e me qindra raste, ku Bledi Çuçi i ka bërë çiçin sigurisë dhe vazhdon fshihet pas syzeve dhe mjekrës së tij snobe, a thua se na duhet një Don Kishot në krye të rendit apo na duhet një ministër i fortë që mbledh frerët dhe rikthen në shinat e sigurisë dhe i bën qytetarët të ndihen më të lirë në vendin e tyre.
Bledi Çuçi i bëri çiçin sigurisë dhe është një nga personat politikisht dhe administrativisht përgjegjës për situatën koatike dhe thuajse të shkatërruar të turizmit në këtë sezon të vitit 2022 në Shqipëri