
Opozitarizmi i vërtetë, armiku i Soros’/ Noka: Do ta akomodojë përjetësisht Ramën duke asgjësuar pluralizmin
Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar në lidhje me agjedën e George Soros në Shqipëri, ku qëllimi i tij nuk janë reformat.
Sipas Nokës, plani i tij për ta degraduar familjen, shoqërinë dhe shtetin shqiptar nëpërmjet Edi Ramës është vetëm një aspekt dhe se ai kërkon ta akomodojë përjetësisht, duke asgjësuar opozitën.
‘Opozita e vërtetë nuk do të lejojë që Shqipëria të ribëhet shtet njëpartiak!’, shkruan Noka në Facebook.
Soros nuk bën reforma. Soros rehaton qeveritë e korruptuara duke blerë e nënshtruar shoqërinë civile me fuqinë e miliardave të tij. Miqësia e tij dhe e djalit të tij me Ramën dhe Veliaj nis hershëm.
Plani i tij për ta degraduar familjen, shoqërinë dhe shtetin shqiptar nëpërmjet Edi Ramës është vetëm një aspekt.
Soros kërkon ta akomodojë përjetësisht Edi Ramën, duke asgjësuar opozitën dhe pluralizimin politik.
Opozitarizmi i vërtetë është armiku kryesor i Soros. Opozita e vërtetë nuk do të lejojë që Shqipëria të ribëhet shtet njëpartiak!