Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar pas shkarkimi të Gledis Nanos si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjë të cilën thotë se e kishte paralajmëruar të hënën.
Por ndërkohë Sula paralajmëron një tjetër vendim të qeverisë, zëvendësimin e kreut të SPAK, Arben Kraja.
Postimi:
Kur cenohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar!
E paralajmërova që ditën e hënë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje, por u dështoi kjo përpjekje.
Ministri e priti një orë në zyrë të hënën, por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt ministri i Brendshëm duke e shkarkuar.
Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj maxhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cenohen interesat e errëta të njerëzve të vetë.
Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm.