Dy të rinjtë kapin hajdutin në mes të Tiranës, tentoi të vidhte me dhunë çantën e një gruaje

Arrestohet në mes të Tiranës një hajdut i cili terrorizonte kryesisht gratë duke u vjedhur me dhunë çantat dhe sendet personale.

Në pamjet e mëposhtme duket hajduti i cili është kapur nga dy të rinj menjëherë pasi kishte vjedhur çantën e një zonje në afërsi të sheshit Skenderbej.

Ai është mbajtur me forcë deri në momentin që erdhi policia dhe e shoqëroi për në komisariat.

Pranë efektivëve ishte dhe zonja e cila u grabit me forcë nga i riu në mes të ditës.

Dyshohet se autori ka kryer disa vjedhje të tjera me dhunë në rrugët e Tiranës.

disa vjedhje të tjera me dhunë në rrugët e Tiranës.