Gaz Bardhi Ofendon Berishën Dhe Deputetët E PD: Demokratët S’kanë Guxim Të Përballen Me Berishën…

Gaz Bardhi Ofendon Berishën Dhe Deputetët E PD: Demokratët S’kanë Guxim Të Përballen Me Berishën…

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, fajëson kolegët e tij që gjatë përplasjeve në PD u rreshtuan krah Lulzim Bashës, ndërkohë që morën pjesë dhe në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha. Sipas tij, kolegët demokratë nuk kanë guxim të përballen me ish-kryeministrin.

Më tej, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, ish-sekretari i PD dhe sot deputet i thjeshtë, është shprehur se një pjesë e deputetëve kanë harruar betejën me Edi Ramën.

Në vlerësimin tim ka dy qasje brenda PD. Ne kemi betejën me Edi Ramën ndërsa pjesa tjetër kanë harruar betejën me Edi Ramën dhe e kanë me pjesën që mendon ndryshe brenda PD.

Dhe sigurisht sa herë jam ndjerë i cënuar me shpifje, nga zoti Berisha kam vendosur ti përgjigjem dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen. Një pjesë tjetër ka zgjedhur të rrijë në heshtje edhe kur baltoset nga zoti Berisha.

Fokusi politik i çdo anëtari të PD është beteja me Edi Ramën dhe këtë e bëjmë përditë. Demokratët do të duhet të besojnë atë që bën PD fituese. Ne ekzistojmë për të mundur kundërshtarin tonë politik dhe të fitojmë zgjedhjet.

Ajo pjesë e kolegëve që nuk janë rreshtuar me Berishën është se Berisha nuk bëhet dot alternativë. PD dhe demokratët kurrë në protesta.