Gazetari Dhe Burri I Rudina Xhungës: Ata Që Ankohen Për Çmimet Në Jug Janë Paguar Nga Mali I Zi Dhe Greqia

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes dhe gazetari Dritan Hila është kundër atyre që ankohen për çmimet e larta në Shqipëri në plazhe e restorante përgjatë bregut.

Sipas tij ka media që financohen nga Mali i Zi dhe Greqia enkas për të çuar pushues në këto shtete duke nxirë turizmin në Shqipëri.

“Vlore….Plazhi plot, makiato me e lire se ne çdo bar periferik te Tiranes. Per fat, shqiptaret dhe italianet nuk lexojne portalet pocaqi qe financohen nga Mali i Zi dhe shoqerite qe çojne turiste ne Greqi dhe Turqi”, shkruan Hila.

Ndërkohë në përgjigje të ndjekësve të tij në Facebook, gazetari shkruan gjithashtu edhe se “dy gjiret e Lefkadës janë si dy pellgje me baltë në taban”, që atij nuk i bie më ndërmend të shkojë sërish.

Postimi i tij ka ngjallur reagime dhe komente të shumta, sic ndodh zakonisht me qëndrimet që mban Hila, që janë zakonisht në kundërshtim me pjesën më të madhe të shoqërisë.