I fejuari i të resë grabiti banesën e motrës së saj
Një 17-vjeçare, e identifikuar si Samanta Vitaj, i dha fund jetës, teksa dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë zbardhja e grabitjes në banesën e motrës së saj në 14 Korrik.
Policia e Tiranës arrestoi të hënën 27-vjeçarin Kristjan Fusha, i cili rezultoi se bashkë me dy persona të tjerë, ishte futur në banesën e motrës së adoleshentes dhe ka grabitur në kasafortën e tyre karta identiteti dhe 100 mijë Lekë të reja.
I riu e ka pranuar para hetuesve krimin dhe ka treguar se çfarë ka bërë me lekët dhe sendet e tjera, teksa duket se dokumentimi i ngjarjes rëndoi emocionalisht të renë.
Kristjan Fusha është personazh i njohur për policinë, i skeduar për grabitje dhe hetuar e arrestuar edhe më herët për të njëjtat vepra penale. Ai gjithashtu dyshohet se është autorë edhe i disa grabitjeve të tjera në kryeqytet.