Hapet Një Tjetër Segment Rrugor”/ Kryeministri Rama Nuk Ndalet, Ndërton Tjetër Rrugë Në

Përfundojnë plotësisht punimet në Lotin e dytë të Unazës Lindore të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e re, ku tashmë është shtruar asfalti dhe është vendosur sinjalistika.

Ky segment tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet. Loti II është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë.

Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra. Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore.