Ikën Arjan Çani E Vjen Luana Vjollca, Ndryshimet Në Sezonin E Ardhshëm Televiziv

Kësaj i thonë: Çohu Arian Çani të ulet Luana Vjollca
Luana Vjollca mbeti për shumë kohë larg ekranit televiziv që nga koha kur emisioni i saj ‘Shiko kush Luan’ u mbyll.
Pas përplasjeve që pati asokohe për drejtimin e BBV Albania, Luana u largua nga TCH, ekrani ku edhe u promovua, në kërkim të ‘një jete më të mirë’.
Projektet e saj u fokusuan më shumë tek muzika dhe shpesh pati thashetheme për rikthimin e bukuroshes në ekran.
Më pas ajo nisi një lloj fushate me hashtagun #thuaje, ku në qendër ishin viktimat e dhunës (e kemi thënë dhe stërthënë, që vet ajo është një e tillë).
E duke qenë se vetë nuk tregon gjë, përpiqej të paktën të bënte të tjerët të flisnin.
Një ‘zog lajmëtar’ na cicëriu në vesh dhe na dha një lajm shumë të rëndësishëm: Arian Çani nuk do bëjë më ‘Zonë e lirë’ në tv klan dhe fashën e tij të orarit do e zërë Luana Vjollca.
Si duket të dyja motrat janë stacionuar tek i njëjti televizion. Nuk na çuditi shumë ardhja e Luanës se sa ikja e Arian Çanit.
Me përjashtim të një zënke që e çoi një herë moderatorin në Vizion Plus, ai mbahet mend si një nga figurat e rëndësishme të tv klan.
Në një nga emisionet e tij të fundit, tingëlloi fraza: ‘Kohë të vështira pritet të vijnë.’ Mbase Çani e niste nga vetja dhe i referohej të gjithëve më pas.
Nuk dihet nëse ai do heqë dorë nga emisioni, nga logoja e klanit, apo nga televizioni në përgjithësi. Por një gjë është e sigurtë, ky sezon i ri televiziv që po ‘troket’ do ketë shumë surpriza.