Ilir Meta do marrë si avokatë Gjin Gjonin dhe Arjana Fullanin?! Prokurori i dosjes së lobimit Sotir Kllapi pritet të firmosë arrestimin në shtator-tetor 

Krahas kërcënimeve dhe presioneve, Ilir Meta ka nisur të marrë masa për atë do ta presë në muajt shtator-tetor, ku nuk përjashtohet një mandat arresti për korrupsion dhe falsifikim formularësh.

Meta e di se duke kërcënuar Ramën dhe duke u unifikuar me Berishën nuk i shpëton dot prangave të SPAK, por nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.

Në tavolinën e prokurorit të çështjes, Sotir Kllapi, ka prova të pakundërshtueshme, të cilat veshin me përgjegjësi penale Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin, si autorë të aferës së lobimit me 700 mijë USD në SHBA, në vitin 2017.

Paratë e pista të hedhura për lobim janë fshehur nga Meta dhe Kryemadhi, duke mos i deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI.

Edhe pse provat janë të mjaftueshme për të ndaluar Ilir Metën, prokurori Sotir Kllapi dhe kreu i SPAK Arben Kraja, po mbledhin të gjitha provat që fundosin Metën. Së fundmi janë hapur llogaritë e Metës në banka, është dërguar letërporosi në SHBA etj.

Nga tjetër, Ilir Meta ka nisur të mendojë për avokat mbrojtës. Meqenëse Petrit Vasili nuk ka licencë avokati, Meta po kërkon disa avokatë të besuar.

Sipas burimeve, Meta mund të zgjedhë si avokatë miqtë e tij, Gjin Gjonin dhe Arjana Fullanin, simbole të korrupsionit në drejtësinë që shembën SHBA-BE me anë të Vetingut.

Gjin Gjoni dhe Arjana Fullani, pasi ia mbathën nga drejtësia me dërheqje nga frika e Vetingut, për shkak të pasurive që kishin grumbulluar, kanë hapur zyra avokatie.

Por, Meta mund të marrë si avokat edhe Bledar Dervishajn dhe Ilirjan Muho, ish anëtar i KQZ dhe ish drejtor i Hipotekave i Metës.

Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Meta të arratiset si ushtari i tij Adriatik Llala apo miku i tij Nikolla Gruevski. Meta mund të arratiset në një vend armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i garanton mbrojtje duke moslejuar ekstradimin e tij.