Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se pjesëmarrja në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme varet nga agjenda që do të ketë
Në një deklaratë për mediat ai tha se arroganca brutale vjen nga kryeministri Rama dhe ngjarje të tilla si ajo e vdekjes së 7-vjeçares në Himarë vijnë nga papërgjegjshmëria e këtij të fundit dhe e strukturave poshtë që janë nën frymën e arrogancës së tij.
Gazetarja: A do të merrni pjesë në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Himarë?
Ilir Meta: Kjo do të varet nga të gjitha aktivitetet e tjera po të jeni të sigurtë që unë jam kudo në çdo protestë gje bëhet, jo vetëm në një ngjarje aq të rëndë. Dje anulova gjithë aktivitetet për të dal në deklaratë, jo vetëm si detyrim për tu ndalur tek rasti që është tragjik se është një rast që nuk ndreqet më, por për tu ndalur te fenomeni i shfajësimeve të herëpashershmë kur kjo mënyrë sjelljeje është paralajmëruar. Kur kjo arrogancë brutalitet që vjen nga një kryeministër i papërgjegjshëm dhe strukturat poshtë që janë nën frymën e arrogancës së tij mund të prodhojë pasoja tragjike për qytetarët tanë.