
Ekskluzive
Lulzim Basha prej disa kohësh ka dhënë dorëheqje nga partia Demokratike dhe sëfundmi si lider i saj u rikthye Sali Berisha pas plotë 9 vitesh.
Berisha fitoj në zgjedhje me 94% të votave, ku kundërshtar kishte Ibsen Elezin.
Basha gjatë kësaj periudhe ka pasur mbështetje të fortë nga ambasada Amerikane dhe vatra në SHBA të cilët para pak kohësh nuk priten në takim Belind Këlliçin pasi njihet si mbështetës i fortë i Berishës.
Sipas burimeve pranë Bashës bëhet me dije se ai do të krijojë një parti të re ku do ketë me vete mbështetësit që ka pasur kohët e fundit dhe emrin e partisë ja kanë sygjeruar amerikanët dhe do të jetë “Vatra Demokratike”.
Pritet që shtator, Basha të kthehet nga pushimet që po kalon me familjen dhe të fillojë luftën e vërtetë.
Nuk dihet akoma se kush do të jenë deputetët që do e mbështesin Bashën, por deri më tani Alibeaj, Tabaku dhe Arbër Agalliu Gaz Bardhi Oriola Pampuri Kreshnik Collaku pritet që të jenë me të.