Lajmi për dorëheqjen, Sula: Rama do në krye të policisë një njeri të kontrollueshëm, nëse Nano s’ka pranuar do të jetë burim frymëzimi

Lajmi për dorëheqjen, Sula: Rama do në krye të policisë një njeri të kontrollueshëm, nëse Nano s’ka pranuar do të jetë burim frymëzimi

Deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula reagoi publikisht pas lajmeve se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë

dorëheqjen, edhe pse ky i fundit, e përgënjeshtroi një gjë të tillë. Në rrjetet sociale, Sula komentoi se Nano është vënë nën presion nga persona me pushtet

politik. Ai shtoi se për këtë shkak, u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i jepnin mbështetje Nanos kur u emëruar në krye të Policisë së Shtetit.

“Kur Gledis Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pata deklaruar se në krye të uniformave blu për herë të parë shkonte një njeri pa asnjë të shkuar të dyshimtë. Po ashtu thashë që Nano nuk shkon në atë post për shkak të lidhjeve politike. Ndërkohë, vetëm në fillim të muajit gusht i bëra thirrje

partnerëve ndërkombëtarë që të mbështesnin Gledis Nanon në punën e tij sepse ka sfida të shumëfishta. Se nuk do përballej vetëm me krimin e organizuar, por edhe me mbrojtësit me pushtet të tyre”, shkruan fillimisht deputeti Sula.

Më tej, deputeti demokrat bëri me dije se nga mediat dhe burimet e tij mësoi se Gledis Nano ka dorëzuar detyrën. Ai theksoi se Nano është penguar vazhdimisht gjatë ushtrimit të detyrës së tij në më pak se 1 vit që po drejton uniformat blu. Sula beson se

kryeministri Edi Rama dëshiron që të ketë vartës të kontrollueshëm dhe jo që i dalin nga urdhrat e tij. “Fatkeqësisht, koha më dha të drejtë. Mediat por edhe burimet e mia më konfirmojnë se Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe ky veprim pritet të publikohet të mërkurën. Mbetet për t’u parë sesi do vijojnë zhvillimet, por është e qartë që puna e tij në më pak se 1 vit në krye të policisë ka qenë e mbushur me pengesa. (Mos këtu se është i yni e mos aty se është i yni). Kryeministri nuk mund të pranojë që të ketë një Drejtor Policie që mund t’i surprizojë nga dita në ditë. Ai do në krye të bluve një njeri që si çdo gjë në vend ta ketë lehtësisht të kontrollueshëm”, shprehet më tej Sula.