Një 7-vjeçare u masakrua dje me skaf në plazhin e Potamit në Himarë nga komisari i Policisë, Arjan Tase.
Ngjarja ka shokuar mbarë opinionin publik, por vetëm Presidentit të sapozgjedhur, Barjam Begaj, duket se nuk i ka bërë përshtypje.
Vërtet është zgjedhur President dhe duhet të respektojë Kushtetutën, por të paktën një mesazh ngushëllimi mund ta shprehte.
Pasi e mitura u vra nga oficer i lartë i policisë, pra nga vetë shteti, që thuhet se ka parime kushtetuese.
Si nuk mund t’i bëjë përshtypje Presidentit tragjedia e rëndë e Himarës, që ndodhi për shkak të neglizhencës së shtetit, për shkak se gangsterët dhe bandat i kemi nëpër institucione.
Nuk janë përceptime, por fakte, bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur në vendin tonë të vogël, ku jeta e qytetarëve është në rrezik nga ata që duhet t’i mbronin.
Begaj ndoshta pret t’i përgatisin mesazhin, por u bënë gati 24 orë kur ka ndodhur krimi i rëndë, që nuk reagon, gjë që është e pafalshme për një President, edhe për shkak të protokollit.
Fëmijët e tij sigurisht janë të sigurtë, tashmë paguajmë edhe ne, qytetarët, që ata të jenë të sigurtë, por masakrimi dhe gjaku i 7-vjeçares në plazhin e Potamit, është kambanë alarmi për fëmijët që nuk kanë prindërit Presidentë, Kryeministra, Ministra e deputetë apo deri-deri edhe shefa komisariatesh, banditësh policie.