Meta-Ramës: Të pret shtator përvëlues, unë i bie më të fortit dhe e këpus në mes

Meta shpjegoi se kur dikush nga zona e Pazarit të Ri nuk donte të merrej me debate, godiste më të fortin dhe të tjerët tërhiqeshin.

Meta-Ramës: Të pret shtator përvëlues, unë i bie

Ilir Meta

TIRANË– Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për një përballje të fortë me të në muajin shtator. Në një takim me strukturat e PL-së, Meta tha se ai është një djalë i rritur në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë dhe se di si të veprojë në përballje të tilla.

Meta shpjegoi se kur dikush nga zona e Pazarit të Ri nuk donte të merrej me debate, godiste më të fortin dhe të tjerët tërhiqeshin. Të njëjtën gjë, Meta tha se do ta bëjë edhe me Ramën e se do ta ‘këpusë në mes’.

 “Shtatori do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar. Për këtë sekt që nuk ngopet së torturuari dhe shkaktuari vuajtje ndaj qytetarëve më të rregullt dhe më të thjeshtë të vendit tonë. Unë jam këtu që të mbaj premtimet dhe premtimi im është se siç shemba në emër të ligjit dhe të ardhmes së Tiranës, gjithë kioskat e të fortëve e Parkut Rinia dhe të tutorëve të Edit. Si çun i Pazarit të Ri dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga Pazari i Ri, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i forti, e këpus në mes edhe t’i duket ai Erioni Kolonjës, ti duket gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë. Unë I them birit të Kristaq Ramës që i bie më të fortit dhe e këpus në mes,”- tha Meta.