
Ministrja Mirela Kumbaro ka përcjellë lajmin e bukur se në Parkun e Divjakës kanë çelur vezët e 61 breshka e të llojit Caretta Caretta.
Sigurisht që është e rëndësishme që edhe kjo specie folezon e shtohet në habitatin e Divjakës duke zgjeruar speciet e faunës së bregdetit shqiptar.
Postimi i plotë:
Spektakolare 😍
☀️ Kur mëngjesi nis me pamjet e veçanta të çeljes së vezëve të një foleje breshke uji të llojit Caretta Caretta 🐢💧
Deri tani kanë dalë 6️⃣1️⃣ breshka të vogla 🤩 duke konfirmuar rëndësinë e bregdetit të Divjakës në folezimin e kësaj specie 🌊
Shumë mirënjohje 🙏🏻 jo vetëm për punonjësit e zonave të mbrojtura #Fier, por edhe për ekspertët e aktivistët mjedisorë që me përkushtim iu bashkuan monitorimit të gjatë ditë e natë, falë të cilit kemi edhe këto pamje 🐢💚
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Fier