Na merr shefi në cel ‘gjobën paguje vetë se ai është miku i filanit’/ Polici “denoncon” Bledar Çucin

Mirëmëngjes miq! Rikthehemi sërish me rubrikën Paroditë e Policisë së Shtetit, aty ku protagonistë janë efektivët e dhunuar nga të gjitha format nga shteti shqiptar.

Ata qytetarë që rropaten rrugëve të Shqipërisë e në fund përbuzen me rroga minimale, shpërblime të harruara, e në fund i vënë të paguajnë vetë edhe gjobat që vënë.

E lexuat mirë këtë të fundit… Në një rrëfim të një efektivi shteti ndodh edhe kështu kur ke mikun brenda. Policët detyrohen t’i paguajnë vetë gjobat që vënë, pasi i forti ka njoftuar shefin e tij dhe nuk bëhet fjalë që masa administrative të paguhet nga shkelësi.