Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur, Civan Canova. Ai kishte disa kohë që po trajtohej në spital pasi ishte i diagnostikuar me kancer në mushkëri . Vdekjen e aktorit e ka bërë të ditur kolegia e tij Esra Dermancıoğlu në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Dermancıoğlu shkruan në postimin e saj:, “Miku im, humbëm njeriun më të mirë. Civan, prehu në paqe, zemër ndoshta do të takohemi diku, ndonjëherë. Doja të njoftoja është për të dashurit dhe fansat tuaj këtu.”
67-vjeçari njihej për rolin e tij në serialet më të njohura turke si “Fatet e Kryqëzuara”, “Fatmagyl” e shumë të tjerë.