Nëna ushqen foshnjën me dietë strikte vegane duke i shkaktuar vdekjen!

SHBA/ Nëna ushqen foshnjën me dietë strikte vegane duke i shkaktuar vdekjen!

36-vjeçarja Sheila O’Leary nga Florida u dënua me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vdekjen e foshnjës së saj 18 muajshe.

Nëna la fëmijën e saj të vdiste nga uria, teksa babai i foshnjës dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja tronditëse ndodhi rreth tre vjet më parë, kur nëna vegane 38-vjeçare nënshtroi ndaj fëmijës 18-muajsh një dietë strikte vegane duke i shkaktuar vdekjen nga uria.

Sipas njoftimit të policisë, djali për shkak të kequshqyerjes peshonte tetë kilogramë dhe ishte sa një fëmijë shtatë muajsh.

38-vjeçarja u dënua në qershor për gjithsej gjashtë akuza: vrasje të shkallës së parë, abuzim të rëndë të fëmijëve, vrasje nga pakujdesia dhe dy akuza për neglizhencë të një të mituri.