Nga armik partie në bos droge në Tajlandë, historia e Sulejman Tabaku, gruaja Rita pastron paratë nga SHBA në Tiranë. Pse nuk u sekustrohen pasuritë?

Në redaksinë e Prapaskenës ka mbërritur një dosje e pazakonte me protagoniste një familje shiptare me natyrë mafioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila pastron paratë e drogës nga SHBA-ja deri në Tiranë.

Bëhet fjalë për Sulejman Tabakun, një bos i hershëm droge, i cili ka vepruar kryesisht në Tajlandë.

Autoritet e Tajlandës gjurmuan dhe arrestuan Tabakun, si koka e një linje droge, ku për shkak të ligjeve të forta, rrezikonte dënimin me vdekje.

Tabaku i shpëtoi dënimit kapital, duke u dënuar me vetëm 14 vite burg, për shkak se kishte pasaportë amerikane. Ai kishte hyrë ilegalisht në SHBA në vitin 1984, si armik i partisë dhe i regjimit komunist, duke marrë më pas nënshtetësi amerikane.

Në Tajlandë, Tabaku u përball për herë të dytë me rrezikun e dënimit kapital, pasi i kishte shpëtuar dorës së regjimit komunist.

Një pjesë të parave të trafikut të drogës, Tabaku nisi t’i investonte në pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke operuar kryesisht me para cash. Për të shmangur përballjen me autoritetet e zbatimit të ligjit, Sulejman Tabaku ka futur në lojë bashkëshorten, Rita Tabaku, për lëvizjen e parave dhe pronësinë e pasurive të paluajtshme.

Me paratë e drogës, Rita Tabaku ka blerë pasuri të paluajtshme në SHBA dhe në Tiranë. Disa apartamente me vlerë qindra mijëra euro i ka blerë edhe tek Rruga Myslim Shyri në Tiranë.

Në emër të Rita Tabakut ka kaluar disa pasuri edhe i biri, Geri Tabaku, një personazh i përfshirë në mashtrim me pasoja të rënda dhe që pritet të arrestohet në ditët në vijim.

Duke e çuditshme se si autoritetet amerikane dhe organet ligjzbatuese shqiptare nuk kanë sekustruar ende pasuritë e Sulejman Tabakut, fshehur në emrin e gruas dhe të personave të tjerë.

Po ku i ka fshehur paratë e drogës Sulejman Tabaku në SHBA dhe Shqipëri?

Cilat janë pasuritë konrete, produkt i parave të drogës, që i ka fshehur në emra të tjerë?

Cila është organizata e drogës së Sulejman Tabakut? Vijon…