
Letrat janë hapur dhe tashmë e ka në dorë SPAK nëse do vijojë traditën e Adriatik Llallës, apo do nisë një epokë e re në vend.
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka bërë edhe një herë të qartë se nuk është fort i kënaqur me lu ftën kundër korr upsionit.
SPAK ka mbi 2 vite që funksionon, por “mamuthët e korrupsionit” ende nuk po preken. Dje kreu i SPAK Arben Kraja paralajmëroi nga SHBA se kanë marrë mbështetjen e Uashingtonit dhe nuk do tolerojnë asnjë. Sinjalet janë se SHBA ka dhënë porosi të qartë se kush duhet të goditet dhe në listë janë shumë individë. Në SPAK thuajse çdo muaj regjistrohen 10-15 padi për korrupsion dhe tashmë është në dorë të prokurorëve nëse do shkojnë te të paprekshmit.
Por kush janë politikanët më të rrezikuar?
I pari është ish-presidenti Ilir Meta. Ndaj tij SPAK ka hapur 4 dosje penale. Dy janë paditë që ka bërë ish-deputeti Halit Valteri, ku janë të rrezikuar edhe Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi. Ata janë paditur në një dosje për lobimet në SHBA me para të pista dhe për fshehje pasurie në dosjen tjetër. Pra kemi 3 zyrtarë të lartë të Partisë së Lirisë që rrezikojnë të parët. Po ashtu kemi dhe dosjen e aferës CEZ-DIA, ku Meta është paditur nga juristi Romeo Kara. Si dhe një dosje për shpërdorim detyre.
Më pas kemi ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj tij janë dy dosje të hapura. E parë është ajo e privatizimit të Kompleksit Partizani. Bashkë me të janë të paditur ish-ministri Arben Imami dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Dosja e dytë ka të bëjë me aferën e CEZ. Aty Berisha është paditur bashkë me ish-vartësit e tij, si Genc Ruli dhe 14 zyrtarë të tjerë.
Kemi dosjen e Gërdecit. Ish-ministri Fatmir Mediu është zyrtarisht nën hetim dhe me akuzat që i janë ngritur rrezikon shumë vite burgim.
Kemi dosjen e inceneratorëve dhe janë të rrezikuar disa persona. Në burg janë Lefter Koka dhe Alqi Bllako, ndërsa të rrezikuar janë kryebashkiaku i Fierit dhe ish-zv/kryeministri Ahmetaj, apo dhe Damian Gjiknuri bashkë me shefin e kabinetit të kryeministrit, Engjëll Agaçi. Po ashtu dje Kraja tha se po hetohet inceneratori i Tiranës dhe i rrezikuar është kryebashkiaku Erion Veliaj.
Dosje tjetër e nxehtë është ajo e koncesioneve në shëndetësi. I pari që rrezikon është ish-ministri Ilir Beqja, i cili është marrë disa herë në pyetje.
Po ashtu në dyert e SPAK kemi parë dhe kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, por nuk dihet nëse është nën hetim.
Një tjetër emër është ish-deputeti Ervin Bushati, i cili po hetohet për fshehje pasurie.
Kemi ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, i cili është paditur për shpërdorim detyre. Pak ditë më parë u mor në pyetje.
Kemi 7 ish-gjyqtarë nën hetim. SPAK fillimisht i pushoi hetimet për ta, por gjykata e refuzoi dhe kërkoi që të thellohen hetimet, ata janë: Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Kemi dhe disa dosje krimi që mund të fundosin politikën. SPAK po heton vrasjen e bankierit Artan Santo. Thuhet se porositësit janë persona me pushtet. Kemi dosjen “Dumani”, i cili ka përmendur emra politikanësh që kanë porositur vrasje.
Pra letrat janë hapur dhe tashmë e ka në dorë SPAK nëse do vijojë traditën e Adriatik Llallës, apo do nisë një epokë e re në vend.