Nisma e PS për spiunët/ Meta-Ramës: Bëj çdo ligj, do të t’i fusim atje ku të shijon më shumë

Nisma e PS për spiunët/ Meta-Ramës: Bëj çdo ligj, do të t'i fusim atje ku të shijon më shumë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur paralajmërimeve të PS për të depozituar në Kuvend një nismë për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta iu përgjigj Ramës duke e këshilluar të ndërmarrë çdo nismë dhe ligj, duke shtuar e të gjithë e dinë fatin e nismave anti-Meta.

Ilir Meta: Ju e dini fatin e të gjitha nismave anti-Meta. Më argëton kjo nismë e re, për arsye sepse jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij plotësisht të merituar por shumë të vbonuar për arsye që ju i dini shumë mirë dhe kishin të bënin me faktin se deri para 1 viti ai kontrollonte opozitën në vend. Do t’i japim kënaqësinë për çdo ligj që do të bëjë kundër Metës, Berishës, do t’ia fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që ai nuk e shmang dot, është që ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që i ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-fap. Ne kemi nisur një proces bazuar në fakte për inceneratorët dhe jo vetëm ku ai është i përfshirë personalisht. Do t’i shkojmë deri në fund. Ka patur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë dhe e kishin mendjen për të vjedhur në dogana e tatime e dimë se ku përfunduan. Ky edhe më keq do ta ketë atë fundin e vet.