Përmbyset furgoni në Kolpik–Vermosh, kishte 20 persona brenda

Një fugon në të cilin udhëtonin 20 pasagjerë, është përfshirë në një aksident të frikshëm ditën e sotme në aksin rrugor Koplik -Vermosh.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga për Stare”, në afërsi të Rrapshe e Hotit. Mësohet se dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Pasagjerët e tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze dhe janë trajtuar në vend. Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.