Përplasi për vdekje me skaf 5-vjeçarin në Potam, autori ish-punonjës policie

Sipas informacioneve paraprake, Ora News mëson se shtetasi A.K ka qenë ish-punonjës policie.

Ai është shoqëruar nga policia në komisariat ku do të pyetet për dinamikën e ngjarjes.

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.” – njofton policia.