Po punojmë për 2 projekte të mëdha”, ambasadorja Yuri Kim del me deklaratën e fortë

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një mesazh të fortë.“Sekretari Pompeo ishte personi që më emëroi dhe ndihmën e nderuar që më emëroi para 2 vitesh si ambasadore. Me rëndësi për ne është, përfshi dhe 30 vitet e fundit ka një bashkëpunim të pathyeshëm,


të fortë, pavarësisht se kush lider ulet në Shtëpinë e Bardhë, por kjo lidhje vazhdon të jetë e pathyeshme. gjithçka nisi kur sekretari Beiker tha; liria jep rezultat.

Jam e kënaqur që jam këtu me ju dhe përkujtoj këtë ngjarje historike, që vazhdoi kjo lidhje. Shqiptarët janë bërë një model se si një vend të dalë nga shtypja.

Ju vitin e kaluar kujtuat se pritët 1500 afganë, duke i kujtuar besën. Jemi duke punuar për dy projekte energjetike, që do e bëjnë Shqipërisë lojtare kyç. Së bashku jemi duke mbledhur botën për të ndaluar agresionin ndaj Putinit.