Protestuesit i kanë vendosur ultimatum kryeministrit Edi Rama. Nëse deri të hënën ai nuk shkarkon ministrat Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro si dhe të Drejtorit të Policisë , Gledis Nano, do të vazhdojnë protestat.
Kemi një ultimatum për kryeministrin e vendit. Nëse deri të hënën nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes së Jonadës, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, ministren Kumbaron, drejtori i policisë duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ne kërkojmë shkarkimin e tij… ne do të vazhdojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Jonadës, nuk mbyllet këtu. Ne do të kërkojmë drejtësinë deri në fund”, u shpreh një protestuese.