
Kryministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke publikuar disa foto nga Porti i Durrësit, ku shihen teksa qindra turistë kanë ardhur për të kaluar pushimet në vendin tonë.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri shkruan se ky sezon turistik ka shënuar shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi
MIRËMËNGJES
dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.