
Ilir Rusmali, një ish-armik i Bashës në qeverinë ‘Berisha’, tani është kthyer në preferencën e Bashës qysh kur ish-demokrati bashkëpunon me Ramën kundër PD.
Në ditët e nxehta të gushtit kur PD dhe opozita janë marrë gjithë kohën me dëgjimin e grupeve të ndryshme dhe denoncimin e aferës së inceneratorëve, Basha nga Hamallaj megjithëse i zënë me përfundimin e pishinës tek dy vilat që fitoi në opozitë, ka gjetur kohë të negociojë me Ramën për Ilir Rusmalin, ish-demokratin e kthyer në shërbim të Edi Ramës.
Kjo ka sjellë edhe përplasje brenda deputetëeve të Bashës pasi secili ka nga një kandidat të vetin e nuk janë dakord për Ilir Rusmalin.
Rusmali njihet si miku i ngushtë i Mero Bazes dhe mendohet se ka qenë pikërisht ai që ka lobuar pranë Ramës për emrin e Rusmalit.
Rama pranoi ta emëronte Rusmalin edhe në krye të KQZ, falë lobimit të gazetarit Baze, por atëhere ishte pikërisht PD e Bashës që kundërshtoi, nxitur nga Berisha, dhe PD preferoi të zgjidhte socialistin Ilirjan Celibashin.