Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, u pyet nga gazetarët edhe për hetimet e SPAK-ut ndaj ish-presidentit Ilir Meta
Nuk flas kurrë në prezencë të miqve që na nderojnë nga jashtë, në prezencë të përkthyesve. Politika e brendshme nuk është një fushë që na takon ne si mikpritës të përfshijmë miqtë që jemi këtu për t’i nderuar. Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të politikës së brendshme për kundërshtarë politikë, apo për akuza dhe stërakuza politike”, tha Rama.