Rama mëson edhe boksin, ”stërvitet” nga Florian Marku

Kryeministria sot ka pritur vetëm kampionët e Shqipërisë. Pas Luiza Gegës, boksieri Florian Marku u prit nga Edi Rama. Këtij të fundit, Marku i bëri dhuratë edhe një palë doreza boksi dhe i mësoi disa teknika për gjuajtje.

Florian Marku do të ndeshet ditën e enjte në Air Albania ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez.

”I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”,-shkruan Rama.