Rrëmbyen dhe vranë 11-vjeçarin/ Fshatarët kapin dhe djegin të gjallë 3 kriminelët

Tre persona të cilët më herët kishin rrëmbyer dhe vrarë një 11-vjeçar në Guatemala, janë djegur të gjallë, si dënim për krimin e rëndë.

Selvin Pérez, 24 vjeç, Samuel Godínez, 38 vjeç dhe Ovidio Méndez, 24 vjeç, u sulmuan nga vendasit e zemëruar në fshatin Xémal, Colotenango pasi u arrestuan dhe u dërguan në stacionin e policisë.

3 të rinjtë kishin rrëmbyer 11-vjeçarin Freddy Méndez më 12 gusht dhe kishte kërkuar 1,900 dollarë (1,600 £) për lirimin e tij.

Ndërsa e mbanin fëmijën rob, rrëmbyesit publikuan fotot të djalit, ndërsa ai ishte i lidhur dhe një nga rrëmbyesit i drejtonte armën në fytyrë. Në fund rrëmbyesit arritën t’i merrnin paratë që kërkonin, por djali nuk u kthye kurrë te familja.

Të hënën (22 gusht), tre burrat u arrestuan dhe u dërguan në policinë e fshatit, ku u mblodh turma e banorëve që kërkonin dënimin ekstrem të kriminelëve.

Ata arritën që të merrnin nga duart e policisë njërin prej burrave, i cili pranoi se Fredi ishte qëlluar në kokë dhe ishte varrosur në një gropë.

Si kundërpërgjigje, vendasit e dogjën të gjallë, ndërsa më pas sulmuan komisariatin dhe dogjën dhe dy personat e tjerë.